Zgjedhja e gabuar e temperaturës së dritës LED mund të shkatërrojë atmosferën e shtëpisë ndërsa problemet mund të zgjaten edhe më tej deri në lodhjen e syve apo edhe të prishë gjumin.
Njerëzit zakonisht bëjnë gabime në ëlidhje me vendndodhjen, ndikimin në shëndet apo edhe qëllimin e përdorimit të dritave në banesë. Top Realty Magazine ju vjen në ndihmë në përshtatjen e dritës së duhur për dhomën tuaj.
Drita e ngrohtë, jep tone të verdha ose portokalli të ngjashme me dritën e qiririt apo të perëndimit të diellit.
Ndërsa, drita e ftohtë, jep një dritë të bardhë ose në të kaltër, me dukshmëri të lartë dhe energjike.
Por përdorimi i dritës së ftohtë në dhomën e gjumit apo në sallon mund të japë efekte të padëshirueshme, pasi drita blu bllokon prodhimin e melatoninës (homonit të qetësisë dhe gjumit). Kjo e prish ritmin biologjik dhe vështirëson gjumin nëse përdoret mbrëmjeve në dhoma relaksi.
Vendosja e dritës së ngrohtë në zonat e punës mbi banakun e kuzhinës, zyra në shtëpi ose tualet ku mund të keni nevojë për t’u parë në pasqyrë me imëtësi kjo do ta rriste lodhjen vizuale dhe njëkohësisht do të ulte përqendrimin, pasi nuk ofron qartësinë e duhur.
Ndërsa përdorimi i të dy llojeve të dritave në një ambient mund të shkaojë pamje të pakëndshme dhe kaos vizual duke e bërë edhe më të lodhshme eksperiencën.
Ajo që duhet të mbani parasysh është të mos ngatërroni ngjyrat me lumenët, fuqinë e llampës që po përdorni. Shpesh njerëzit mendojnë se drita e ftohtë është më e fortë pasi është e bardhë, por ndriçimi varet nga vatët dhe lumenët e jo vetëm nga ngjyra.
Top Realty Magazine ju sugjeron se për të krijuar qetësi e rehati në shtëpinë tuaj duhet të përdorni drita në ngrohta në dhomën e gjumit e sallon.
Ndërsa nëse dëshironi të rrisni fokusin dhe produktivitetin në zyra, garazh apo kuzhinë, duhet të përdorni drita të ftohta ose neutral.

