Saturday, 3 October 2026

Contact Info

  • ADDRESS: Street, City, Country

  • PHONE: +(123) 456 789

  • E-MAIL: your-email@mail.com

  • Home  
  • No.Red… arti dhe arkitektura e ‘Vilës së Kuqe’
- Arkitekturë - Ndërtim

No.Red… arti dhe arkitektura e ‘Vilës së Kuqe’

Një ndër projektet më interesante të rezidencave qeveritare është padyshim Vila e Kuqe. Kontrasti i ngjyrave mes godinës dhe ambientit të jep idenë e një ndërtese ndryshe nga ato që mund të përdoren për takimet qeveritare. Një projekt i menduar për të qenë sa i dukshëm aq edhe privat. Nga jashtë, volumetria e vilës shfaqet […]

Një ndër projektet më interesante të rezidencave qeveritare është padyshim Vila e Kuqe. Kontrasti i ngjyrave mes godinës dhe ambientit të jep idenë e një ndërtese ndryshe nga ato që mund të përdoren për takimet qeveritare. Një projekt i menduar për të qenë sa i dukshëm aq edhe privat.

Nga jashtë, volumetria e vilës shfaqet mjaft e pastër, pa dekoracione të mbingarkuara apo elemente neoklasike që shpesh karakterizojnë rezidencat e luksit. Ajo bazohet në linja të drejta gjeometrike që synojnë të kapin dritën dhe të krijojnë hije të thella varësisht nga pozicioni i diellit.

“E kuqja gjak” në peizazh

  Karakteristika më dalluese arkitekturore e vilës është përdorimi i kësaj ngjyre të kuqe të ndezur (gjak e kuqe) në fasadat dhe rrethimet e saj. Kjo ngjyrë është një element nënshkrimi i studios së famshme spanjolle Ricardo Bofill Taller de Arquitectura (e ngjashme me veprat e tyre ikonike si La Muralla Roja në Spanjë), duke krijuar një thyerje të fortë vizuale me gjelbërimin natyral të kodrave të Saukut.

E konceptuar fillimisht si një pikë vrojtimi apo një godinë arti e integruar në natyrë e rrethuar nga mure natyrale me pemë e shkurre që sigurojnë privatësinë, vila nuk është e hapur për publikun, por aty priten vizita me miq të veçantë si edhe mbledhje informale të qeverisë. E vendosur në skajin lindor të Parkut të Liqenit Artificial vila shfrytëzon fushëpamjen drejt digës dhe ujit.

  Në ambientet e saj ndaluan arkitektët që morën pjesë në festivalin “Bread and Heart” (bukë e zemër), në një drekë të organizuar nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, është ajo e ‘Vila e Kuqe’, (No.5), (No.Red). Arkitektët patën mundësinë që si në një ditar arkitekturor të lejnë në muret e godinës edhe përshtypjet dhe frymëzimet e tyre duke e kthyer të gjithë eksperiencën si një vizitë në një muze të gjallë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *