Saturday, 3 October 2026

Contact Info

  • ADDRESS: Street, City, Country

  • PHONE: +(123) 456 789

  • E-MAIL: your-email@mail.com

- Shqipëria

Shqipëria të mirëpret

Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,749 km² dhe rreth 2,41 milion banorë sipas të dhënave të fundit të CENSIt. Shqipëria nuk ka një fe zyrtare në Kushtetutë. Po, është e vërtetë Shqipëria është një shtet laik me një kulturë të veçantë të bashkëjetesës fetare. Sipas deklarimeve në census 50.67% e shqiptarëve janë musliman, 16.02% të […]

Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,749 km² dhe rreth 2,41 milion banorë sipas të dhënave të fundit të CENSIt. Shqipëria nuk ka një fe zyrtare në Kushtetutë. Po, është e vërtetë Shqipëria është një shtet laik me një kulturë të veçantë të bashkëjetesës fetare.

Sipas deklarimeve në census 50.67% e shqiptarëve janë musliman, 16.02% të krishterë, 17.37% pa fe dhe 15.92% të padeklaruar. Shqipëria njihet në mbarë botën si një shembull i rrallë i tolerancës fetare.

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.

Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.

Gjatë një viti në Shqipëri bien mesatarisht 1430 mm reshje dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Aktualisht Shqipëria ndahet në 36 rrethe, 12 qarqe dhe 61 Bashki, ku Bashkia e Tiranës gëzon një status të veçantë që ka 11 njësi bashkiake më të vogla.

Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica ortodoksët greqishtfolëse, vllehët, sllavët të cilët janë serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas dhe romë. Rreth 25,000 ortodoksët greqishtfolëse kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *