Shqipëria është një vend me kulturë të pasur, UNESCO ka marrë në mbrojtje disa nga vlerat më të veçanta të traditës dhe kulturës shqiptare. Iso- polifonia, kjo formë arti unike dhe e lashtë, një kryevepër e UNESCO-s e Trashëgimisë Kulturore Orale dhe Jomateriale të Njerëzimit, është përfshirë në top 50 atraksionet më magjepsëse në botë. Lord Bajroni e ka përshkruar atë në mënyrë të famshme në poezinë e tij të gjatë, “Pilgrimage i Çajld Haroldit”. Si asgjë tjetër në Shqipëri, iso-polifonia është ruajtur dhe mbrojtur në mënyrë rigoroze dhe besnike gjatë historisë dhe nuk ka humbur asnjë tingull origjinal.
Iso-polifonia me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët përbëhet nga këngë shumëpjesëshe me zakonisht katër ose më shumë këngëtarë që bashkojnë zërat në një mënyrë graduale dhe harmonike. Diku midis recitimit dhe këndimit, kjo formë e komunikimit artistik, e praktikuar si në Shqipërinë e Jugut, ashtu edhe në atë të Veriut, mendohet se lidhet drejtpërdrejt me traditën gojore homerike apo epike. Së fundmi një pjesë të kësaj trashëgimie e pamë të shfaqur edhe në filmin e mirënjohur të regjisorit Christofer Nolan, “Odyssey”, film i cili flet për historinë e Greqisë së Lashtë ku Odiseja është në luftë për Helenën e Trojës.
Xhubleta është një tjetër pasuri e kulturës shëiptare e mbrojtur nga UNESCO e cila sjell deri në ditët e sotme motivet e veçanta me të cilat punoheshin veshjet në Shqipëri duke treguar edhe për estetikën dhe artin në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve të ndryshme. Një pasuri e mbrojtur nga UNESCO është edhe Kodiku i Purpurtë, që tregon për një histori të lashtë të shqiptarëve pasi është vlerësuar të datojë në shekullin e 6 pas Krishtit. Ky kodik është një tregues i dashurisë së shqiptarëve për kulturën, fenë dhe artin. Në një cohë të purpurtë është shkruar me shkronja të argjendta duke i dhënë një pamje vizuale të jashtëzakonshme këtij Kodiku. Në librin e veçantë gjenden të cituar Marku dhe Mateu, pjesë nga Bibla, duke sjellë në vëmendje interesin e veçantë të vendit për besimin. Ky kodik është i shkruar me shkronja greke, kjo shpjegohet për shkak edhe të afërsisë që dy vendet kanë pasur me njëri-tjetrin.
