Saturday, 3 October 2026

Contact Info

  • ADDRESS: Street, City, Country

  • PHONE: +(123) 456 789

  • E-MAIL: your-email@mail.com

  • Home  
  • Banesat luksoze në territor të ri zhvillimi në botë, ja ndryshimet në Shqipëri
- Arkitekturë - Bota - Business - Lifestyle - Ndërtim - Real Estate

Banesat luksoze në territor të ri zhvillimi në botë, ja ndryshimet në Shqipëri

Rritja e destinacioneve turistike, rritja e operatorëve luksozë jo-hotelierë dhe mirëqenia që kalon nga komoditeti në infrastrukturë po bën që në të gjithë botën të rritet kërkesa për rezidencat premium si një mundësi për të investuar në prona të paluajtshme në këto zona turistike. Raporti nga Knight Frank “The Residence Report 2026/27” evidenton se tregu […]

Rritja e destinacioneve turistike, rritja e operatorëve luksozë jo-hotelierë dhe mirëqenia që kalon nga komoditeti në infrastrukturë po bën që në të gjithë botën të rritet kërkesa për rezidencat premium si një mundësi për të investuar në prona të paluajtshme në këto zona turistike.

Raporti nga Knight Frank “The Residence Report 2026/27” evidenton se tregu global i rezidencave premium pritet të arrijë gjatë vitit 2026 në rreth 1088 projekte me mbi 170 mijë njësi ndërsa deri në vitin 2031 parashikohen 1800 projekte dhe më shumë se 300 mijë njësi. Tregu global dhe kërkesa për rezidencat premium po rritet me ritme të shpejta ndërsa bashkë me të ndryshojnë edhe kërkesat e blerësve të këtyre pronave shkruan Top Realty Magazine.

Sipas raportit një nga tendencat që vihet re më shumë është zhvendosja drejt destinacioneve turistike dhe resorteve, veçanërisht pranë zonave bregdetare, ishujve dhe destinacioneve malore. Deri në vitin 2028, këto projekte pritet të përbëjnë 57% të tregut botëror. 

Koncepti për rezidencat premium po ndryshon, blerësit kërkojnë më shumë prona të gatshme për përdorim ndërsa janë të menaxhuara profesionalisht dhe të shoqëruara me shërbime, mundësi menaxhimi në distancë dhe siguri. Lidhja me natyrën, wellness, komuniteti dhe autenticiteti i destinacionit po marrin gjithashtu një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. 

Në raport është evidentuar se vendndodhja, koncepti, cilësia e menaxhimit dhe eksperienca e pronarit ndikojnë më shumë në përcaktimin e vlerës së projektit, një brand i njohur nuk është më i mjaftueshëm për të bërë diferencimin.

Një fenomen të tillë mund ta vëmë re në Shqipëri, zhvillimi i destinacioneve bregdetare me vila dhe rezidenca elitare si “Sun Palasë” krijon një ofertë që shkon përtej pronës duke kombinuar pronën me turizmin, shërbimet dhe eksperiencën e destinacionit. “Sun Palasë” është një mundësi e jashtëzakonshme për të investuar në një pronë premium në brigjet e mesdheut ndërsa mund të përfitosh afërsinë me të gjithë shërbimet nga hapësira e dedikuar në kompleks dhe sigurinë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *