Shqipëria është një shtet në Juglindje të Evropës dhe në Jugperëndim të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria kufizohet në veriperëndim nga Mali i Zi, në Verilindje nga Kosova, në Lindje nga Maqedonia e Veriut dhe në jug nga Greqia.
Shqipëria në Perëndim laget nga detet Adriatik dhe Jon. Vetëm 78 kilometra ndajnë vendin nga Italia përmes Ngushticës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,749 km² dhe rreth 2,41 milion banorë sipas të dhënave të fundit të CENSIt
Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km.
Shqipëria ka të vetmin aeroport ndërkombëtar atë të Nënë Terezës në Rinas për fluturime civile dhe ndodhet vetëm 20 kilometra nga kryeqyteti, Tirana.
Porti më i rëndësishëm në vend është ai i Durrësit ndërsa pika të tjera më të vogla janë ai I Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.

